E shkuara nuk e lë të qetë Meghan, shokon deklarata therëse e motrës
Ndërkohë që Dukesha e Sussex- it vazhdon e qetë jetën e saj, telashet e së shkuarës duket se nuk e kanë ndër mend ta lënë të qetë.
Këtu e kemi fjalën për motrën e Meghan, Samantha Markle, që së fundmi përmes një statusi në Twitter ka lajmëruar motrën e saj se, nëse i ati i tyre vdes faji është i Meghan.
Ky status duket se ka ardhur pak ditë pas deklaratave të Tomas Markle javën e kaluar. Në një intervistë për TMZ, 72-vjeçari ka rrëfyer se nuk është lejuar të kontaktojë me të bijën që prej martesës së saj me Princin Harry.
Ndër të tjera ai është shprehur se nuk ka ndërmend t’i nndalojë daljet e tij në media, derisa e bija ta bëjë pjesë të jetës së saj, shkruan anabel.
E megjithatë, pavarësisht këtyre fjalëve as Meghan dhe as familja mbretërore nuk kanë bërë asnjë deklaratë. Tek e fundit deklaratat e kësaj natyre të Samantas nga të gjithë janë interpretuar si shfaqje e hapur e xhelozisë.
KOHA JONË SONDAZH

