E thotë vetë Drake: Kam fëmijë me një pornostare
Drake është nga ata këngëtarë të famshëm që nuk njeh stabilitet në lidhje, e pas disa muajsh spekulimesh ai ka pranuar se ka një djalë që ka lindur në tetor të vitit të kaluar. Aktorja e filmave për të rritur Sophie Brussaux është edhe mamaja e djalit të tij.
Këngëtari 31-vjeçar këndoi për fëmijën e tij, i cili erdhi në botë në tetor 2017, në tekstin e këngës “Emotionless”, i cili përmban në albumin e tij të fundit Scorpion, i lançuar mesnatën e së enjten.
Duke folur për eksperiencën e tij prindërore, ai zbuloi: “Nuk po e fsheh djalin tim nga bota, po fshehja botën nga fëmija im”.
Duke iu referuar pornostares Sophie, krijuesi i “Take Care” pranoi se çifti u takua vetëm në të dy rastet. “Ajo nuk është e dashura ime si Billie Jean, por fëmija është imi. S***, ne u takuam vetëm dy herë.
KOHA JONË SONDAZH

