E tmerrshme ajo që ka bërë ky VIP
Një emër i famshëm është akuzuar se ka përdhunuar asistenten personale dhe është ekspozuar ndaj virusit HIV. Viktima ka bërë padi për personin në fjalë duke thënë se shefi e ka përdhunuar teksa ajo punonte për të, shkruan TMZ.
Sipas tekstit të padisë, për të mbrojtur identitetet e tyre gruaja ka pseudonimin Jane Doe dhe mashkulli David Doe, duke thënë se personi në fjalë nuk kishte përdorur prezervativ.
Burimet e TMZ e lidhnin çështjen me një person të famshmë, por nuk dhanë identitet. Jane Doe, emri i saj jo i vërtetë, është përshkruar si një “nënë beqare” dhe David Doe, gjithashtu emër i rremë, thotë se “ka përdorur pushtetin e tij” mbi të. Madje ajo thotë se ai ka bërë seks pa dëshirën e saj, dhe madje qeshte kur ajo kundërshtonte.
Një nga partnerët e saj të mëparshëm ka thënë se ka dalë pozitiv me HIV dhe Jane Doe thotë se i ka thënë David Doe se mund të shfaqë virusin. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të ishte skandali i fundit më shokues që vjen nga Hollivudi këtë vit, shkruan TMZ.