Ed Sharen: Më ndryshoi jeta që kur hoqa dorë nga Twiter
Këngëtari i njohur britanik Ed Sharen verën që lamë pas mori një vendim që jo të gjithë mund ta bëjnë.
Artisti i njohur vendosi të mbyllte llogaritë e tij në Twiter dhe pas kësaj jeta e tij ka ndryshuar siç thotë vetë këngëtari.
Sheeran në një intervistë për The Sun, tha se talljet në Internet “të çojnë përtej kulmit” dhe kjo ishte arsyeja e tij kryesore për të hequr dorë nga shumica e rrjeteve sociale.
Ai tani përdor vetëm Instagramin.
“Të gjitha gjërat që bëhen popullore në Twitter janë të gjitha shumë negative. Asgjë nuk është duke u festuar. Unë e di se disa njerëz nuk e pëlqejnë muzikën time – unë jam i vetëdijshëm për këtë, por unë gjithashtu e di se shumë njerëz e pëlqejnë”.
“Të dëgjosh opinionet e njerëzve – veçanërisht atyre që nuk i kam takuar asnjëherë, në mua krijon një lloj paranoje”, ka thënë ai.
“Askush nuk mi thotë këto në fytyrë, prandaj nuk i dëgjoj më këto opinione. Ndonjëherë detyrohem të supozoj që njerëzit nuk më pëlqejnë vetëm sepse unë lexoj aq shumë. Pra, tani duke mos lexuar, i jap kokës time pak pushim”, ka thënë Sheeran në kritikën e tij ndaj rrjetit social Tëitter.
Në një mënyrë, ai thotë se ka cenzuruar veten nga informacionet, por ai beson se kështu është më mirë.
“Unë nuk dëgjoj më pothuajse asgjë, por kjo edhe anën tjetër. Unë nuk dëgjoj as gjërat e mira e as ato negative”.
“Rrjetet sociale kanë impakt të madh në atë se si e sheh veten dhe të gjitha pasiguritë tua vihen në pah nga të tjerët. Të gjithë këto pasiguri do të mbesin në kokën tuaj gjithsesi”.