“Edhe nëse do të lind, sërish dua të adoptoj një fëmijë”, ja rrëfimi i sportistes së njohur

Klodina Shala e ftuar në emisionin, Rudina rrëfeu për sportin, për biznesin e saj, por gjithashtu tregoi edhe për një deklaratë të bërë kohë më parë në media televizive, për adoptimin e një fëmije.

Pak muaj më parë, atletja e famshme shqiptare Klodiana Shala rrëfeu në një emision se disa vite më parë, kishte dashur të adoptonte një fëmijë nga “Shtëpia e Fëmijës”, por nuk ia kishte dalë dot pasi nëna e tij nuk e kishte lejuar një gjë të tillë.

Shala ka folur më gjatë për këtë çështje gjatë ditës së sotme, ku tregoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.“Ishte viti 2003-2004 dhe unë sa kisha filluar të shkoja tek ‘Shtëpia e Fëmijës’. Më tërhoqi një fëmijë sy blu, biond ishte fiks sikur ta kisha lindur unë. Ai ishte 6 muajsh. Ndërkohë që nëna e tij ikte e vinte shpesh nga Italia por nuk arrinte të shkëputej prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoresha më tha që atëherë që të mos humbja kohë se nuk do të ma jepte. Unë e kisha marrë në shtëpi, e kisha larë, e kisha ushqyer, sepse mund t’i marrësh fëmijët në fundjavë që të kujdesesh dhe më pas e ktheja në jetimore”- rrëfeu Shala.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, siç rrëfeu gjatë intervistës atletja, ajo nuk është tërhequr nga dëshira e saj për t’u bërë nënë. “Unë edhe nëse lind vetë, prap do të adoptoj një fëmijë dhe besoj shumë shpejt, sapo të vë në vijë disa gjëra të miat.”-u shpreh Shala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?