Edhe Sali Berisha uron Kiarën dhe Luizin për dasmën e tyre

Fenomeni “Kiara dhe Luiz” përveç studiove “rozë” ka zënë hapësira dhe në ato politike. “Dasma” e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe po komentohet kudo.

Lorenc Vangjeli iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha se nëse mes tij dhe kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alibeaj, do të kishte një takim, duke përmendur dhe puthjen e Luizit me Kiarën, e cila sipas analistit ishte më e kollajtë.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit

Vangjeli: I ke shkruajtur një letër Luizit?

Berisha: Secili ka diellin e vetë, unë nuk ndërhyj në atë show, por urimin për martesë është gjëja më normale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?