Edhe Uma Thurman, “viktimë “ e Wenstein

Uma Thurman ka bërë një postim në Instagram në ditën e Falenderimeve dhe ka nënkuptuar se ka qenë viktimë e manjatit të filmit, Harvery Weinstein. “Jam shumë e lumtur sot që jam gjallë, për të gjithë ata që dua dhe ata që kanë guximin të ngrihen mbi të tjerët. Thashë se kam qenë mjaft e nxehur së fundmi, dhe kjo për disa arsye, nëse nuk mund ta shihni nga fytyra ime”, thotë ylli i filmit “Pulp Fiction”. Postimi vijon më tej: “Mendoj se është shumë e rëndësishme që kam kohën tuaj, jini të drejtë, të saktë kështu që…. Gëzuar ditën e Falenderimeve të gjithëve, (përveç teje Harvey dhe komplotistëve të tu, jam e lumtur që po ikni ngadalë, ju nuk meritoni një plumb) qëndroni me mua”. Postimi kishte një foto të Thurman në filmin “Kill Bill: Volume 2” i shpërndarë nga Miramax, kompania e Wenstein dhe skena në foto është roli i Thurman, Beatrix Kiddo, e cila premton për një “hakmarrje të tërbuar”. Weinstein ka qenë producenti ekzekutiv i “Kill Bill”. Volumi i parë dhe i dytë janë shpërndarë nga Miramax.

SHKARKO APP