Efi dhe Luizi dy finalistët e parë, Kiara dhe Bledi lënë garën
Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes janë dy finalistët e parë të Big Brother Albanii VIP 2. Ata u votuan nga publiku si më të preferuarit për të shkuar në finale.
Kiara Tito dhe Bledi Mane lanë shtëpinë, kjo për shkak se ata ishin banorët e rikthyer sërish në lojë.
Vetëm një nga banorët e rikthyer do kishte shansin që të shkonte në finale dhe kjo mundësi iu dha vetëm Efit. Në shtëpi janë ende edhe Dea, Qetsori, Jori, Nita dhe Kristi, por vetëm dy prej tyre do shkojnë në finale.