Efi për Luizin: Mendoja se do gjeja miqtë që lashë këtu brenda! U zhgënjeva
Pas rifutjes në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, Efi është shprehur se është ndjerë e zhgënjyer nga Luizi. Sipas saj, ajo la miq në shtëpi dhe kur u rifut të shtunën, nuk i gjeti të njëjtë.
”Është e tmerrshme. Unë nuk u çudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin e di që do Kiarën në finale, por nuk e kuptoj pse nuk do të jemi miq.
E kam diskutuar dhe me banorë të tjerë, nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste, ndihem e zhgënjyer sepse jam e njëjta. Nuk çuditëm nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi.
Kam dyshim që Luizi ka folur me Kiarën. Ata që kam konsideruar miq, tani nuk janë më. Me aq sa njoh Luizin, mendoj se ka folur me Kiarën dhe mban këtë qëndrim me mua, diçka ka këtu”,-tha Efi.