Efi vijon debatin me Kiarën: Je bërë e shëmtuar!

Efi u ndje keq pas spektalit të mbrëmjes së kaluar, pasi nuk e priste që të “sulmohej” nga Luizi dhe Kiara.

Ajo i tha Bledit se gjithmonë është përpjekur për mirë dhe ka gjetur keq. Teksa ata të dy po bisedonin, Kiara dhe Luizi ishin të pranishëm.

Kiara i tha Efit se ajo po përpiqet të bëhet faktor me çiftin dhe se do të përfitojë nga kjo situatë, por në këtë mënyrë nuk ka për t’ia dalë.

Efi nga ana tjetër i tha Kiarës se sjellja e saj është shumë e shëmtuar dhe se ajo nuk ka gojë të flasë me të.

Kjo e fundit u shpreh se është e turpshme që ajo e hap diskutimin që ata kanë jashtë, brenda në shtëpi. Kiara iu drejtuar Efit duke i thënë se ajo vetëm ofendon dhe se kjo është pika e saj më e fortë.

Efi tha se Kiara ka frikë dhe nuk e përball dot atë e vetme, pasi nuk e ka fuqinë për të bërë. Ajo shtoi se Kiara mashtron sy më sy.

SHKARKO APP