Egla Harxhi i kthehet gazetares për lidhjen treshe: Ke dy gramë tru!

Bashkëjetesa e modeles Egla Harxhi me Aleksandrin dhe një femër tjetër, u komentua gjatë në media.

Së fundi, Egla ka sjellë në jetë djalin e saj Luçifer dhe pikërisht pak kohë përpara lindjes së tij, marrëdhënia treshe ka përfunduar.

E pyetur nga Panorama Egla i është përgjigjur moderatores Dajana Shabani, e cila ishte shprehur më herët kundër marrëdhënies treshe dhe shembullit që Egla transmeton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harxhi tha:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe ke argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh.

Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore atë që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt. Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët? Shqipëria ka nevojë për vizion dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo për njerëz të paditur. Nuk habitem që ky vend është në këtë gjendje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës.

Përsa i përket, bëjmë apo jo ne fëmijë, nuk është për atë të vendosë, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë. I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente. Kur të arrish 1 të 1000000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?