Einxhel dhe Dagz tregojnë ”sekretin”: Mezi po presim të të prekim duart e vogla (VIDEO)

Dashuria që lindi në ”Big Brother Vip Albania”, sot po bekohet me një bebe. Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Einxhel i jep përfundimisht fund zërave dhe qindra lajmeve për shtatzëninë e saj. Në videon e publikuar në Instagram, shihet barku i rrumbullakosur, teksa Einxhel përkëdhelet nga Dagzi.

“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë. Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re. Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh, sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hyjnore. Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje jete dhe ne mezi po presim të të prekim duart e tua të vogla”, ka shkruar Einxhel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

SHKARKO APP