Einxhel Shkira me ”19 jetë”, finalistja thyen rekordin botëror në historinë e formatit

Einxhel Shkira është macja e “Big Brother” me 19 jetë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Konkurrentja është nominuar plot 19 herë nga banorët, por sot është në finale.

Ajo ka dalë 19 herë në nominim duke lënë pas kështu edhe një emër të famshëm të “Big Brother America”, Janelle Pierzina, e cila ka qenë në nominim 12 herë.

Në puntatën e kaluar, Einxhel i tregoi Arbanës se kishte bërë të gjitha përllogaritjet dhe kishte dalë në përfundimin që kishte qenë 19 herë e nominuar në këtë format. Në njërin prej rasteve, ajo u eliminua nga shtëpia por i rifut me biletën e kthimit.

SHKARKO APP