Einxhel Shkira zbulon arsyen e vetme pse do ndahej nga Dj Dagzi
Moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga dreka që ka konsumuar por duket se një gjest i Dagz e ka “mërzitur” Einxhel.
Ditën e sotme, Einxhel Shkira ka vendosur që të dalë në një takim romantik me partnerin e saj, Dagz. Moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga dreka që kanë konsumuar por duket se një gjest i Dagz e ka “mërzitur” Einxhel, për të cilin është shprehur se mund të jetë arsyeja që ajo mund të ndahet nga Dagz.
Në një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, Shkira e cila është nëna e një djali së bashku me Dagz, ka shfaqur Dj e njohur teksa luan me lojrat e tij në telefon, ndërkohë që drekojnë të dy.
“Nëse rastësisht lexoni ndonjë ditë, ndonjë lajm që unë dhe Dagz jemi ndarë, po jua them paraprakisht se kush do të jetë motivi”, thotë këngëtarja ndërkohë që filmon Dagz teksa luan lojra me telefonin e tij, që me shaka ai thotë që po luan bixhoz.
“Unë flas për çështje ekzistencialiste ndërsa ky luan me “jackpot”. O shpirt po shko tek ato makineritë, luaj tamam të paktën. Ta di që po më lë për bixhoz se aty nuk fiton asgjë. Bixhozxhi”, thotë më tej Shkira në videon e publikuar në InstaStory.
Kujtojmë që Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën në shtëpinë e BBV1 dhe janë prindër të një djali, Trev, i cili ende nuk ka bërë një vjeç.