“Ejani me mua nëse doni të jetoni”: Arnold Schwarzenegger merr vaksinën Covid-19

Arnold Schwarzenegger në përpjekje për të minimizuar shanset që të infektohet me Covid-19, mori vaksinën e tij të mërkurën, në 20 janar.

Ish-guvernatori i Kalifornisë postoi në Twitter një video të tij në makinë duke marrë vaksinën.

“Sapo kam bërë vaksinën tim,” thotë ai pasi falenderoi punonjësen e kujdesit shëndetësor.

“Unë e rekomandoj atë për këdo dhe për të gjithë,” u tha ndjekësve të tij para se të citonte veten nga “Terminator 2” : “Ejani me mua nëse doni të jetoni.”

Krahas videos ai shkroi në Twitter:” Sot ishte një ditë shumë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në radhë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)

SHKARKO APP