Eksperti i Eurovisionit: Nuk ka një fitues specifik, festivali i këtij viti është ndryshe
Pas dy vitesh mbahet festivali më i madh në Europë, ”Eurovison Song Contest”. Eurosongu i këtij viti është ndryshe për një arsye të thjeshtë: është konkursi i të gjithëve. Në një komunikim për ”Euronews”, Paul Jordan, ekspert i festivalit, u shpreh se nuk ka një fitues specifik.
Bastet online shpallin fituese Italinë, Francën ose Maltën, por Dr. Eurovizion thotë se zaret nuk janë hedhur ende. “Është e vështirë të parashikohet sepse është një vit i hapur…nuk ka një fitues të jashtëzakonshëm”, tha ai. “Do të jetë interesante që të shohim se për kë do të votojë juria në krahasim me publikun.
”Është konkursi i të gjithëve. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj që është kaq i paparashikueshëm: mund të jetë një vend që merr 6 ose 7 pikë gjatë gjithë festivalit dhe pastaj përfundon fitues”.
Finalja e festivalit europian të këngës do të mbahet ditën e nesërme (e shtunë, 22 maj). Shqipëria, përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, u kualifikua në finale.