Ekspozitë me artikuj personalë të Bieber

Justin Bieber po bëhet me ekspozitë personale.

Fansat do të jenë në gjendje t’i shohin nga afër disa prej gjësendeve më të rëndësishme të karrierës dhe jetës së këngëtarit 23-vjeçar, krijuesit të hit këngës “Sorry”.

Ekspozita është quajtur “Shkallët  për në krye të famës”, duke iu referuar këndimeve te tij në shkallët e jashtme të teatrit Avon.

Gjyshërit e Justin, Diane dhe Bruce Dale, i ndihmuan kuratorët e muzeut që të kenë qasje në artikuj, përfshirë çmimin Grammy të këngëtarit, mikrofonë, çantë hokeji, dhe letra personale, përshirë edhe një nga Michelle Obama.

SHKARKO APP