Elementët dhe mesazhi që përcolli Vjosa Osmani përmes fustanit (FOTO)
Presidentja më e re e Kosovës, Vjosa Osmani tërhoqi vëmendje teksa pranoi të martën zyrtarisht detyrën nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. Në këtë ceremoni, Vjosa kishte zgjedhur një fustan në gjatësinë e gjurit në ngjyrë vjollcë të errët të dizenjuar nga Valdrin Sahiti,
Në një pronocim për “Klan Kosova”, ai tregoi se asgjë s’qe rastësore në përzgjedhje. Ngjyra e përzgjedhur përcjell fuqinë dhe ambicien, ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine. Fustani blu që ajo kishte veshur u komentuar pafund për stilit mbretëror dhe ngjyra e përzgjedhur përcillte fuqinë dhe ambicien. Ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine.
“Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë të ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveçse njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqinë dhe ambicien, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveçse estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, mund ta quajmë”.