Eleni Foureira, shqiptarja që po shkëlqen në Eurovision (FOTO)

Eleni Foureira, 2 ditë më parë u siguroi biletën prë të çuar Qipron në finalen e madhe të Eurovisonit, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. ”Fuego”, u vlerësua si një nga më të mirat e gjysmëfinales së parë duke ngritur peshë publikun e pranishëm në sallë, madje cilësohet si nga një nga favoritet për ta fituar Eurovisionin e këtij viti.

Pas shumë tentativash Entela Fureraj, ia arriti qëllimit për të marrë pjesë në Eurovision dhe për të lënë shenjën e saj në këtë eveniment madhështor.

Po, Entela Fureraj, sepse ky është emri i vërtetë i 31-vjeçares nga Fieri që bashkë me familjen e saj emigroi drejt Greqisë kur ishte shumë e vogël. Karrierën në muzikë e nisi në vitin 2007, por edhe pse tentoi për vite me rradhë për të përfaqësuar Greqinë në Eurovision, racizmi i shtetit helen ndaj një shqiptareje të suksesshme bëri që ajo të mos e fitonte asnjëherë këtë të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkurt të 2018-ës Entela u përzgjodh për të përfaqësuar Qipron në këtë edicion dhe si për ironi të fatit bukuroshja nga Fieri ia doli të kualifikohej në finale ndryshe nga Greqia që nuk do të jetë pjesë e finales së kësaj të shtune pasi u eliminua në gjysmëfinale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë pyetja që mund të ngrejnë të gjithë është se çfarë lidhje ka Eleni Foureira ose më saktë Entela Fureraj me sportin. 31-vjeçarja, që prej vitit 2016-të është në një lidhje me mbrojtësin spanjoll të Olympiacos Alberto Botia, me të cilin po përjeton një histori shumë të bukur dashurie, edhe pse për çështje privatësie të dy e mbajnë të fshehtë lidhjen që zgjat prej 2 vitesh duke mos postuar asnjë foto së bashku në rrjetet sociale.(SS)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?