Eleni Foureira tregon çfarë e ka mbajtur larg muzikës shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila prej vitesh zhvillon karrierën në Greqi, në festivalin e fundit të muzikës Eurovision përfaqësoi Qipron, ku dhe foli për origjinën e saj shqiptare.

Këngëtarja 31-vjeçare ka lindur në Fier, ndërkohë që në vitin 1997, prindërit e saj emigruan drejt Greqisë, ku ajo u rrit dhe zhvilloi karrierën e saj.

Së fundmi ajo ka folur për emisionin “Jo vetëm modë”, ku ka zbuluar pse ka qëndruar larg muzikës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha se nuk ka ndonjë arsye që e ka mbajtur larg muzikës shqiptare, thjesht ka shkuar në Greqi në një moshë shumë të vogël.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtu në Greqi nisa të këndoj dhe këtu kam tashmë një karrierë. Kam qenë e gatshme dhe kam ardhur në Shqipëri sa herë jam thirrur për ndonjë koncert apo për të dhënë ndonjë intervistë”, ka thënë Foureira.

Ajo ka treguar se një vit më parë ka qenë në Tiranë dhe i është dukur shumë mirë, ndërsa ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me këngëtarë shqiptarë.

Eleni ka treguar se është detyruar të fshehë identitetin e saj në Greqi, për të parandaluar sulmet raciste ndaj saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?