Eleni Foureira zbulon: Ja pse Shqipëria nuk më dha 12-të pikë
Eleni Foureira bëri gjithë Europën të brohortiste dhe të kërcente nën ritmin e këngës së saj “Fuego”, duke fituar vendin e dytë në Qipro, në garën e 63-të të Eurovizion. Këngëtarja u kthye në Greqi, ku u prit nga familjarët e saj, fansat dhe gazetarët. Foureira u shpreh e kënaqur me këngën, me të cilën Shqipëria u përfaqësua në Eurovizion. E pyetur nga gazetarët grekë, se pse nuk i dha 12 pikë Shqipëria, këngëtarja u përgjigj se në Eurovizion këtë vit morën pjesë në total 3 shqiptarë dhe pikët duhet të ndaheshin.
KOHA JONË SONDAZH

