Eleni Foureria tregon përse e mohoi origjinën shqiptare

Eleni Foureira është jo pak e njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Shqiptarja e cila mohoi origjinën duke u bërë shtetase absolute greke.Por çfarë e shtyu Elenin të mohonte prejardhjen e saj?Së fundmi e ftuar në një intervistë në një prej ekraneve greke ajo ka folur për herë të parë rreth kësaj teme.
“Në atë kohë vendosëm bashkë me familjarët e mi, që mos të tregojmë se jam nga Shqipëria, që të duan Eleni Foureiran për atë që është. Po, ishte veprim i gabuar. Megjithatë, nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk e di nëse do të veproja ndryshe”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.
Ndërsa për emrin ajo tha:

“Emri im i vërtetë është Entela. Eleni është emri im i pagëzimit në Greqi”.

Eleni zbuloi gjithashtu, se dikur i kishin propozuar për martesë, por kishte refuzuar, sepse nuk ishte gati në atë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?