Eleni rrëfen në ”shqip” jetën e saj (VIDEO)
Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare e ka zhvilluar karrierën e saj në Greqi. Por kjo nuk e ka penguar që të tregojë për prejardhjen e saj edhe pse shumë e kanë paragjykuar.
Para disa ditësh ajo mbajti koncertin në sheshin ”Skënderbej”, ku e ka cilësuar si një eksperiencë mjaft të bukur dhe emocionuese. Gjatë një interviste në emisionin ”Jonida Podcast” ajo ka rrëfyer për largimin nga atdheu si dhe përjetimet e para në Greqi.
“Më kanë mbetur pak kujtime por ato pak i kam shumë të forta. Nuk mbaj mend shumë nga vendlindja, Patosi por kujtoj shumë gjëra nga vendi ku jam rritur, Vlora. E mbaj mend si një vend të bukur pa rrugë, sepse 25 vite më parë nuk kishte. Ndihesha shumë e lirë dhe e lumtur në atë vend. Kur filluan të ndodhnin rrëmujat e piramidave në Vlorë, filluan të shtënat ndaj ne vendosëm të linim Shqipërinë sepse nuk kishim më lekë. Në fillim ishte shumë e vështirë sepse po nisnim jetën nga e para. Mami dhe babi vendosën të na flisnin greqisht në mënyrë që ne të mësonim shumë shpejt dhe të mos kishim probleme me shkollën”,-tregon këngëtarja teksa ndërthur shqipen me greqishten.

KOHA JONË SONDAZH

