Elhaida Dani flet për çmimin e dytë: ”Të gjithë ishin kundër”

Finalja e ”Këngës Magjike 2017”, edicioni 19-të pati shumë supriza. Një ndër po ishte edhe votimi, ku me vetëm 11 pikë diferencë, Anxhela Peristeri fitoi ndaj Elhaida Danit. ”E ngrirë” e Danit, u votua deri në momentin e fundit nga kolegët dhe nga ky festival, artistja u nderua me çmimin e ”Kritikës” dhe me çmimin e ”Dytë”.

Elhaida nuk kishte reaguar që pas natës finale, dhe sot nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ndan ndjesitë që mori nga kjo garë. Që në fillim e thekson se i ka pasur kundër si stafin dhe familjen për këtë pjesëmarrje.

”Të ngjitesha në atë skenë për mua ka qenë një përgjegjësi e madhe! Në fillim stafi dhe të afërmit e mi ishin të gjithë kundër kësaj pjesëmarrjeje në Kënga Magjike. Më thonin që po rrezikoja shumë”, shkruan Dani.

Artistja vijon duke thënë se frymëzimi i saj që krijoi ”E ngrirë”, duhesh tu këndonte në një skenë të madhe Shqiptare. ”Por unë e dija që këtë këngë, që një natë më kishte frymëzuar të kompozoja, doja ta këndoja në një skenë të madhe Shqiptare!”.

Elhaida shton se më shumë se sa çmimet, nga festivali i Këngës Magjike, mori dashurinë e fancave të saj. ”Nuk mund të jem më e lumtur sesa sot ! Kam marrë nga ky festival më shumë se sa çmime. Kam marrë dashurinë tuaj dhe sot ndihem akoma më afër jush që më mbështesni prej vitesh!”.

https://www.instagram.com/p/Bcjo_SEjO08/?taken-by=elhaidadani93

SHKARKO APP