Elhaida Dani në një lidhje dashurie, kush është djali që i “vodhi” zemrën (FOTO)
Këngëtarja Elhaida Dani është shumë e dashur për publikun, dhe padyshim që ka interes për projektet e reja, pjesëmarrjet në festival, etj. E përsa i përket jetës private, ajo gjithmonë ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut.
Por mesa duket Elhaida është aktualisht në një lidhje me tenorin Branimir Agovi. Ai është pjesë e Operas së Vienës dhe dikur ka konkurruar në “Star Academy”.
Kanë qenë fotot që Branimiri ka publikuar në profilin e “Instagram”-it, që kanë zbuluar lidhjen e tij me këngëtaren. Madje ai nuk kursen që t’i shprehë dashurinë me zemra apo fjalë si: “Ne të dy”.
E ndërsa Elhaida i komenton: “Dashuri”.
KOHA JONË SONDAZH

