Elita në pritje të fëmijës të dytë, Gjiko i publikon videon me barkun e rrumbullakosur

Lajmi se reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi po bëhen prindër për herë të dytë prej kohësh është duke qarkulluar në portale dhe rrjete sociale.

Deri tani nuk kishte patur asnjë reagim as nga Gjiko dhe as nga Elita. Mirëpo, nuk kemi pse presim më  këto zëra janë konfirmuar ditën e sotme nga vetë reperi, i cili nëpërmjet një video të publikuar në “Instastory” ka pohaur se do të bëhen përsëri prindër.

Gjiko ka treguar dhe barkun  e rrumbullakosur të partneres së tij.

Ata kanë organizuar një festë me familjarët e tyre për të zbuluar gjininë e fëmijës dhe duken mjaft të emocionuar.

SHKARKO APP