Elita Rudi i nënshtrohet tamponit të Covid-19, ky është rezultati!
Kosova po kalon një situatë të vështirë javët e fundit, pasi duket se vendi është mbërthyer nga Covid-19.
11 persona kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 765 raste të reja, sipas raportit të së shtunës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në gjithë vendin janë regjistruar 28 mijë e 616 raste pozitive nga fillimi i pandemisë e deri tani dhe fatkeqësisht 809 prej tyre kanë vdekur.
Së fundmi, Elita Rudi i është nënshtruar tamponit. Fatmirësisht ajo ka rezultuar negative dhe e ka ndarë rezultatin e testit me ndjekësit e saj në Instastory.
Nga dokumenti i publikuar prej saj shohim se e ka kryer testin 4 ditë më parë, më 11 nëntor, por e ndau me ne vetëm ditën e sotme.
Nuk e dimë nëse moderatorja ka patur ndonjë shqetësim apo jo, por fatmirësisht nuk është infektuar. Kujtojmë se ajo është në pritje të ëmbël dhe një lajm i tillë e ka lehtësuar dyfish.
Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Ledio Lako, Gent Sejko, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri, Silva Bino, Arjola Shehu, Endi Tufa, Korab Shaqiri etj.
Ndërkohë, dy aktorët e mëdhenj shqiptar, Koço Devole dhe Valter Gjoni kanë ndërruar jetë pasi humbën betejën me virusin, duke tronditur të gjithë opinionin publik.