Elizabeth Debicki ”rikthen” princeshë Dianën
Aktorja që do të luajë figurën e princeshë Dianës në episodet finale të “The Crown”, është Elizabeth Debicki. Aktorja australiane do të sjellë portretin e princeshës së Wales-it në sezonin e pestë dhe të gjashtë të serialit, ku pritet të zhvillohen ngjarjet e viteve 1990-të dhe fillimin i viteve 2000 në familjen mbretërore, periudhë në të cilën tensionet e martesës kishin nisur.
“The Crown” pritet gjithashtu të sjellë trekëndëshin e martesës së Diana-s si dhe aksidentin e tmerrshëm që përfundoi me vdekjen e saj në Paris të 1997-ës.
“Shpirti i princeshë Diana-s, veprat dhe fjalët e saj jetojnë në zemrën e të gjithëve. Jam shumë e privilegjuar dhe e nderuar të jem pjesë e këtij seriali, që në mënyrë absolute më ka mbajtur pas vetes që nga episodi i parë”,- u shpreh aktorja.