ELLE: Rihanna me veshjen më të mirë të javës

Edhe këtë javë revista e njohur e modës, Elle, ka përzgjedhur veshjen më të mirë të javës. Këtë javë, kanë përzgjedhur atë të këngëtares Rihanna, me veshjen që e kishte në Met Gala. Rihanna ka përzgjedhur natën e 7 majit një veshje të Maidon Margiela, kishte vënë gjerdan të Cartier, vëthë të Maria Tash. Unazën e kishte të markës Konstantino, taket të Christian Louboutin dhe në dorë mbante çantë nga Judith Leiber. Mbrëmjen kur Rihanna u shfaq kështu në Met Gala, tema e asaj nate ishin “Trupat Qiellorë: Moda dhe Imagjinata katolike”, ku përveç Riri-t, veshje të ngjashme kishin edhe yjet tjerë. “Ishte veshje e rëndë. Çdo hap që e bëja frikësohesha, me të vërtetë ishte e rëndë”, ka thënë Rihanna për People.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?