Ellen Degeneres i kërkon falje stafit pas akuzave për ambient toksik në punë
Moderatoja dhe autorja Ellen DeGeneres ka marrë vëmendjen e mediave këto ditë për shkak të akuzave të punëtorëve të saj për “ambient toksik pune”.
Akuzuesit janë ankuar për racizëm, mikro agresivitet dhe tendencë për frikësim prej menagjmentit, raporton BBC, përcjellë KultPlus.
Ellen ka dërguar një email për stafin e saj në të cilin ajo ka kërkuar falje dhe u ka thënë se do të sigurohet që kjo gjë nuk do të ndodh prapë.
“Ne do të jemi më të kujdesshëm për mënyrën se si fjalët dhe veprat tona i afektojnë të tjerët dhe jam e lumtur që këto gjëra më janë bërë të ditura,” ka thënë ajo në këtë email.
Kompania e produksionit Warner Media ka thënë se disa ndryshime në staf do të ndodhin si rezultat i hulumtimit dhe vetëm pas kësaj deklarate Ellen u përgjigj me email.
Mantra e Ellen “të jemi të mirë ndaj njëri tjetrit” dhe përshkrimi i emisionit të saj si “një vend i lumtur” bie ndesh me akuzat e punonjësve të saj, që janë të shumta në numër.