Elsa Lila me këngë dedikuar bu*gut synon Eurovisionin: Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë

Elsa Lila synon që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. Kënga “Mars” është një kompozim i vet artistes që magjepsi publikun me zërin e saj, dhe dirigjuar në orkestër nga mjeshtri italian Enrico Melozzi.

Teksti i këngës është një dritare në periudhën e errët të jetës së këngëtares, ku ajo rrëfen për një mars të vitit 2022, një periudhë e cila solli të papritura dhe sfida të mëdha për emocionin dhe karakterin e saj.

Elsa Lila jep përvojën e saj personale. ”Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane nën akuzat për përfshirje në një trafik droge. Kjo ngjarje që tronditi jetën e saj u zbardh pas disa muajsh kur pafajësia e saj u vërtetua dhe Elsa u lirua nga akuzat.

SHKARKO APP