Elton Deda flet për koncertin në Pallatin e Kongreseve dhe prezanton mamanë si rock-ere (Foto)
Këngëtari Elton Deda ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur për projektet e tij muzikore dhe koncertin Pallatin e Kongreseve së bashku me Aleksandër Gjokën dhe Redon Makashin. Elton Deda ka edhe peshën më të madhe të koncertit të 15 majit, pasi është edhe drejtori artistik i këtij eventi. Ai thotë se çdo gjë po ecën mirë me përgatitjet. Këngëtarit i ka uruar suksese edhe mamaja e tij, e cila është shfaqur si një rockere e vërtetë.
Mami ka jetuar gjithë jetën me një gjeni si Ferdinand Deda dhe e njeh shumë mirë këtë pjesë. Unë nuk jam gjeni si im atë, por ajo e di shumë mirë se ҫ’do të thotë të bësh muzikë. Megjithatë, më ka lënë shumë të qetë e më thotë vazhdimisht “mos u streso, se do bëhet kjo, do bëhet edhe kjo, mos u lodh” – tregon Elton Deda për të ëmën.
Përmes një mesazhi nënë e Elton Dedës i uron suksese për koncertin.
“Jam shumë e lumtur për djemtë që ia arritën të bëjnë një koncert të mirëfilltë. Ju plotësoni njëri-tjetrin dhe keni lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Jam shumë krenare për Eltonin dhe shumë e kënaqur me të. Ai është i lindur për muzikë dhe bën muzikë të mirëfilltë. Uroj të mos lodhet shumë dhe të mos impresionohet. Unë jam shumë e emocionuar dhe do të jem e emocionuar deri në fund…” – tha nëna e Eltonit në mesazhin e saj.