Elvana Gjata arrin 1 milion ndjekës në Instagram
E para ishte Enca. Rreth dy vite më parë, këngëtarja arriti shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram. Tani, Enca po i afrohet 2 milion ndjekësve.
Sot në mëngjes, klubit të 1 milionëshit iu shtua një tjetër këngëtare. Elvana Gjata arriti gjithashtu 1 milion ndjekës në Instagram. Fansat e uruan në foton e fundit postuar prej saj dy ditë më parë.
Së fundi, Elvana publikoi një këngën e re me reperin amerikan Ty Dolla $ign dhe zbuloi se do të jetë pjesë e albumit të producentit dhe bashkëpunëtorit të saj, Poo Bear, së bashku me artistë të tjerë si Justin Bieber, J Balvin dhe Jennifer Lopez.
https://www.instagram.com/p/BhbxdBNFpdG/?taken-by=elvanagjataaaa
KOHA JONË SONDAZH

