Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi nisen drejt Francës, çfarë po planifikojnë dy artistët?
Pas koncertit të saj të fundit në Prishtinë, ku mblodhi mijëra fansa dhe admirues të muzikës së saj, këngëtarja Elvana Gjata ka udhëtuar drejt Europës. Destinacioni i saj i parë ku ka ndalur ka qenë Viena.
Më vonë ajo ka udhëtuar drejt qytetit Nice në Francë. Ajo nuk ka qenë e vetme por e shoqëruar nga Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.
Nëpërmjet videove dhe fotove, duket se ata kanë zgjedhur të njëjtin vend për tu akomoduar. Nuk e dimë ende nëse është një udhëtim pune apo kanë preferuar të kalojnë një pushim të vogël së bashku pasi prej shumë vitesh këngëtarja Elvana Gjata është mikeshë e ngushtë e Ermalit dhe Amit.


KOHA JONË SONDAZH

