Elvana Gjata kthehet në Tiranë, por jo vetëm

Elvana Gjata prej gati një viti po përpiqet të ndërtojë karrierën e saj ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kemi parë vazhdimisht në studiot muzikore të Los Angeles-it, shoqëruar nga producenti dhe kompozitori i madh që ka krijuar shumë këngë të njohura edhe për Justin Bieber, Poor Bear, emri i vërtetë i të cilit është Jason Boyd. Së fundmi, nëpërmjet “Instagram”-t të saj kemi parë se Elvana ka ardhur përsëri në Shipëri, por kësaj radhe jo vetëm. Ajo është parë në një studio muzikore në Tiranë e shoqëruar nga Jason Boyd, së bashku me muzikantin tjetër Sasha Sirota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?