Elvana Gjata ndez motorët për Eurovizion, të gjithë do kërcejnë “Me tana”
Kur kanë mbetur 10 ditë nga nisja e festivalit të RTSH-së, këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këngën konkurruese me synimin për të arritur në skenën e Eurovizion.
Të gjithë do kërcejnë nën ritmet e këngës “Me tana”, që u publikua sot në kanalin e YouTube të RTSH-së.
Kënga aktualisht është vetëm në audio, e pashoqëruar me videoklip.
Elvana Gjata është mes emrave më të përfolur që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Në datat 19 dhe 20 dhjetor do të jenë dy netët e para të festivalit, të cilat do të kulmojnë në natën finale, në 22 dhjetor.
Prezantimi i këtij festivali i është besuar Alketa Vejsiut, me regjisore Vera Grabockën, teksa si producent këtë vit është zgjedhur kompozitori i njohur nga Kosova, Florent Boshnjaku.