Elvana Gjata një bashkëpunim me artistë ndërkombëtarë

Elvana Gjata ka publikuar sot posterin e bashkëpunimit të radhës. Këtë herë ka zgjedhur muzikantin Sickotoy dhe Inna për të bashkuar forcat në projektin që me siguri do kthehet në hit vere.

Artistët internacionalë dhe Elvana shfaqen në posterin e këngës ‘Papa’, mbi një pishinë.

Nga titulli dhe foto duket qartë që kënga do jetë verore dhe energjike, e me siguri do i ngrejë të gjithë në këmbë.

Na mbetet të presim dhe të shohim çfarë ka bërë gati Elvana për të gjithë ne.

SHKARKO APP