Elvana Gjata sapo zbuloi fytyrën e të dashurit

Elvana Gjata tashmë është drejt një fejese.

Pas disa hiteve të suksesshme ajo ka nisur pushimet me të dashurin e saj.

Një video e Elvana Gjatës duke shëtitur me një automjet luksoz në rivierën franceze bashkë me një mashkull që besohet se është i dashuri i saj, bëri bujë këtë të premte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ishte hera e parë që Elvana na tregoi fytyrën e të dashurit, edhe pse prej dy vitesh tashmë përflitet për një lidhje me një të ri që bën jetë luksoze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimet konfirmojnë se i dashuri i Elvana Gjatës është djali i një prej biznesmenëve më të njohur, pronar i një hoteli luksoz në Tiranë.

Elvana dhe i dashuri i saj janë parë bashkë nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit, duke e bërë kështu lidhjen serioze, shkruan Icon style.

Dhe në fakt gjërat janë bërë shumë serioze mes tyre, pasi pak ditë më parë miku i Elvanës, Valdrin Sahiti publikoi në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.

Çifti aktualisht ndodhet me pushime dhe po i shijojnë në maksimum këto ditë duke bërë me xhiro me helikopter dhe shëtitje me automjetin luksoz në juglindje të Francës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?