Elvana Gjata tregon ku ndodhet, “tërbon” rrjetin me fotot nën ujë
Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, u ka munguar fansave të saj të shumtë gjatë kësaj vere. Përveçse nuk solli asnjë projekt muzikor, ajo gjithashtu për dy muaj u shkëput edhe nga rrjetet sociale.
Vetëm pak ditë më parë, Elvana u rikthye në “Instagram” duke postuar foto e video të disa viteve më parë në “Instastory”. Gjithashtu këngëtarja i bëri edhe një dedikim mikut të saj, stilistit të njohur Valdrin Sahiti.
Por një ditë më parë ajo bëri postimin e radhës. Elvana ka postuar një video në “Instagram”, ku shihet duke notuar në det dhe nga sa na la të kuptojmë ndodhet në jug të Shqipërisë.
“Po marr frymë…nën ujë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente. Nuk e dimë nëse ky rikthim i saj në rrjetet sociale përkon edhe me rikthimin në muzikë, por diçka e themi me siguri: fansave u ka munguar shumë.