Elvana largohet e zhgënjyer nga Festivali. Arilena zbulon se…
Festivali i Këngës në RTSH, u finalizua mbrëmjen e së dielës. Një garë e fortë mes Elvana Gjatës dhe Arilena Arës. Zhgënjimi në sytë e Gjatës u shfaq që në momentin kur emrin i saj u thirr si fituese e vendit të dytë. Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena.
Ajo madje nuk i dha dorën fitueses së festivalit, Arilenës dhe nuk mori pjesë në emisionin post-festival. E pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, Arilena tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj. Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.
“Akoma nuk kam takuar mamin tim. Ne ate moment te erren syte, nuk e di as ke takon, as ke duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur per te gjithe koleget e mi”.