“Elvanën e kisha mike, më hoqi nga intagrami për një video me Arilenën”

Koreografi Tan Brama ka reaguar disa ditë pasi kanë shpërthyer polemikat pas ndarjes së çmimeve në Festivalin e 58 të Këngës. Brama shprehet se Elvana Gjata ka xhelozi ndaj këngëtareve të tjera dhe këtë gjë e shpjegon me dy raste, pasi ka organizuar shumë nga koreografitë e videoklipeve të dy këngëtareve në fjalë.

Fillimisht, koreografi tregon se këngëtarja e ka hequr nga Instagrami pasi ai ka publikuar një video në Instagram me Arilenën. Ndërsa më pas, Tan Brama shprehet se Elvana e ka përjashtuar edhe nga koncertet e saj, pa e njoftuar, vetëm për faktin që ka kërcyer edhe për këngëtaren tjetër Kidën. “Ne ishim miq të vjetër, nuk e kuptoj pse. E vlerësoj si artiste, dikur kam qenë në touret e saj ku unë çoja grupin e vajzave të performonin bashkë me të. Nuk është hera e parë që ajo më bën diçka të tillë”.

Në Sunny Hill Festival, ajo më hoqi nga formacioni i trupës së kërcimit, pasi unë me grupin tim performova ditën e parë me Elvanën, dhe të nesërmen, sërish në Sunny Hill Festival, por me këngëtaren Kida. Më pas, Elvana nuk më njoftoi për koncertin e radhës, arsyeja tashmë kuptohet pse. Madje kisha dy muaj që përgatitesha për tourin e saj. Por në fund fare nuk më njoftuan”. Në fund, koreografi Tan Brama tregoi vlerësimin e tij sa i përket fitores së Arilenës, por nuk lë pa përmendur dhe Elvanën.

“Këngët ishin të mira të dyja, por duke dëgjuar Arilenën, mendoj se ajo premtonte më shumë për Eurovision. Them se do shkëlqejë dhe u gëzova që ajo fitoi çmimin e parë. Në fakt ishte e çuditshme, teksa Elvana ndodhej në skenë publiku brohoriste Arilena, Arilena…. Sidoqoftë, edhe pas gjithë këtyre gjërave, Elvanës i uroj sukses. Arilenës i uroj shumë suksese në Eurovision dhe e di që do shkëlqejë se e ka treguar veten dhe herë të tjera. Do jem bashkë me të dhe grupin e kërcimit duke performuar”.

SHKARKO APP