Emeli rrëfehet për pazaret mes shtëpive koreografike

Kemi lexuar e dëgjuar shumë mbi kontrollin që kanë shtëpitë diskografike mbi këngëtarët e famshëm në SHBA, por jo të gjitha gjërat vendosen nga menaxherët. Emeli Sande ishte e ftuar të performonte në qendër të Tiranës gjatë natës së bardhë, kështu që dha edhe një intervistë për “Pop Culture”. Ajo foli për këngëtaret shqiptare që po bëhen të famshme në tregun ndërkombëtar, veçanërisht atë amerikan, duke thënë se Rita Ora dhe Dua Lipa i pëlqejnë shumë. “Veçanërisht kënga e saj “New Rules” më pëlqen”, u përgjigj Emeli lidhur me Dua Lipën. E pyetur nga Kelvi Kadilli, nëse do të bënte bashkëpunim me ndonjërën prej tyre, Sande tha se do të donte, por këto gjëra nuk bëhen me plan; duhet të jetë njeriu i duhur në kohën e duhur. “Duhet kënga e duhur, që dy vajza të mund të këndojnë një këngë bashkë”, u përgjig ajo. Sipas Emeli-t, bashkëpunimet nuk para janë të stisura nga shtëpitë diskografike, pasi duetet më të bukura dalin kur vijnë natyrshëm, shkruan anabel. Ndryshe nga ç’mund të mendohet, ajo tha se shumë bashkëpunime bëhen mes miqve, jo sepse duan kompanitë që i menaxhojnë. “Bashkëpunimet dalin më mirë kur jeni miq, kur vijnë natyrshëm. Nëse nuk njiheni, ju rregullojnë kompanitë diskografike, por rastësia sjell gjithmonë gjëra më të bukura.”

SHKARKO APP