Emina Cunmulaj në regjim shtrati, vështirësohet procesi i shtatzanisë
Modelja shqiptare duket se çdo gjë e ndan me ndjekësit e saj duke i përditësuar me rutinën e përditshme, shtatzaninë dhe gjendjen shëndetësore.
Nëse dje ishte në formë të mirë duke bërë edhe sondazhe në Insta Story, dita e sotme e ka gjetur Eminën në regjim shtrati për shkak të gjendjes gripale në të cilën ndodhet.
Ajo ka postuar një foto tjetër ku u tregon ndjekësve të saj se ndihet e lodhur dhe ka dhimbje në të gjithë trupin. Mjekët i kanë rekomanduar modeles regjim shtrati pasi simptomat e gripit janë më të rënda për një femër shtatzëne. Dhjetra fansa nëpërmjet komenteve i kanë uruar Eminës shërim të shpejtë madje e kanë këshilluar të ushqehet mirë dhe të kujdeset për veten.