Emina ndan me ndjekësit momentin magjik me vajzat e saj!

Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ndan shpesh me ndjekësit e saj në rrjete sociale momente nga përditshmëria e saj dhe gjithashtu nga kujdesi që ka për vogëlushet Ella Faria dhe tashmë Mia Soraya.

Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet duke i dhënë gji të voglës dhe krahas saj është edhe Ella.

“Mirëmëngjes botë, e rrethuar nga dashuria, të japësh gji është magjike dhe gjithashtu shumë punë, pa gjumë dhe e rraskapitur. Kam qenë zgjuar në çdo orë mbrëmjen e shkuar dhe edhe pse kam pirë 3 kafe akoma nuk mund të zgjohem,”-përfundon Emina duke treguar gjithashtu vështirësitë kur bëhesh sërish nënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?