Eminem e quajti “k**vë” në tekstin e tij, 28-vjeçarja “godet” reperin në Twitter
ReperiEminem ose më saktë legjenda e repit, ka shkundur artistët e tjerë me albumin e tij të fundit “KAMIKAZE”, ku brenda teksteve të tij thuajse nuk ka lënë emër pa i bërë diss.
Reperi i ri Lil Pump e mori me qetësi dissin ngaEminem, madje tha që nuk i interesonte se çfarëEminem thotë për të, mjafton që ai e ka përmendur dhe ndihet i lumtur për këtë.
Por jo kaq mirë e ka pritur tekst-shkruesja dhe këngëtarja australianeIggy Azalea, të cilnë eminem e quan “k*rvë” në një prej teksteve të tij goditëse.
Eminem shprehet në vargjet e tij:
You ain’t never made a list next to no Biggy, no Jay, next to Taylor Swift and that Iggy h*, you about to really blow. Kelly, they’ll be putting your name next to Ja, next to Benzino – die, motherf***er!”
28-vjeçarja ka shkruar në Twitter:
Këngët diss nuk mund të mbushen me emra të famshmish që të dalësh jashtë dembelizmit tënd.
Gjithashtu, le të flasim përse është dembel tani; por nuk ishte në tekstet e mëparshme.
Krijimet e mëparshme ishin të çmendura dhe thoshin shumë, ndërsa tani vetëm ka marrë mera të famshmish dhe i ka futur aty ku bie më mirë rima.”
Statuset e njëpasnjëshme në Twitter të Iggy-t kanë nxitur një grindje mes fansave në komentet e shumta që janë shkruar, ku nuk kanë munguar, fyerjet apo kërcënime më të tejshme.
Kjo ka bërë që Iggy Azalea të shkruajë edhe një status, ku thoshte:
Hahahahaha ju të gjithë jeni të çmendur “as fuck!”.
Thashë atë çfarë mendoj dhe kaq!”
Por, Emimemit si duket nuk i bën përshtypje, pasi ka vazhduar sërish me “ngacmimet” e tij, ku ka postuar në Instagram kopertinën e një prej këngëve të tij, ky në sfond duket Machine Gun Kelly (MGK) në formën e karikaturës, brenda një shënjestre arme dhe me sytë e mbuluar me kryqe të kuq.


KOHA JONË SONDAZH

