Eminem-i tregon se kur do ta lërë muzikën

Në një intervistë të gjatë për Vulture reperi i mirënjohur amerikan, Eminem ka folur për karrierën e tij, si dhe albumin e ri “Revival” të lansuar ditë më parë.

Në pyetjen se a janë emocionet e tij ndryshe kur bën muzikë tani nga ato që kishte 20 vjet më parë, ai është përgjigjur se ato janë të njëjta dhe kur një gjë e tillë të ndryshojë atëherë do ta lë muzikën, transmeton Koha.net.

“Ato janë të njëjta (emocionet). Pasioni është i njëjtë, dhe kur kjo të ndryshojë – dhe do të ndryshojë me siguri – është ndoshta koha kur unë do të tërhiqem. Jam ende në pozitën kur dua të mbyllem në shtëpi për dy ditë dhe vetëm shkruaj. Nuk e di se kur do të ndryshojë kjo”, është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?