Emrat VIP që pritet të futen nesër në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”

Mbrëmjen e së martës në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, pritet të futen banorë të rinj. Produksioni do të rifreskojë kastën e personazheve, duke premtuar emocione të reja.

Nga ajo çfarë është mësuar deri më tani, bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore Valbona Mema. Artistja njihet për natyrën e saj sportive plot batuta dhe shaka. Ndaj edhe pjesëmarrja e saj në shtëpi pritet të ketë dinamika të reja. Një emër tjetër që do të ketë shumë vëmendje është pikërisht shefi i kuzhinës, Alfio Rotani.

Emri i tij muajt e fundit është përmendur shpesh në media, kryesisht për ndarjen e tij nga partnerja, Fatma Methasani. Si një mashkull beqar, baba i një djali, por edhe me një histori të fortë për të zbuluar, Alfio ka shumë për të zbuluar në këtë format.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?