Enca ka gati një tjetër videoklip

Kanë kaluar vetëm tre ditë prej se e ka lansuar videon e re muzikore por Enca Haxhia ka paralajmëruar një tjetër videoklip. Të dielën, këngëtarja e publikoi klipin e këngës “Rendez Vous” që tashmë ka arritur rreth gjysmë milioni shikimesh në YouTube.

Ajo është duke punuar në projektin e radhës që do ta sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale. Është fjala për këngën “Kujt po i han”, e cila ka kohë që është publikuar në versionin audio, ndërsa tash do të shoqërohet edhe me videoklip.

“‘Kujt po i han”  nuk është ende në YouTube por do të jetë së shpejti së bashku me videon muzikore. Dhe kur të jetë, nuk do të hapni këngë tjetër. Deri atëherë mund ta dëgjoni dhe shkarkoni në platformat online”,-ka shkruar këngëtarja në një postim në Isntagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?