Enca me skena ”zjarri”. I merr burrin…(VIDEO)
Enca, dhe pas këtij emri vjen zhurma që e ndjek këngëtaren e njohur gjithmonë në lajmet e mediave online. Ajo ka publikuar klipin e këngës së saj më të fundit, të quajtur “DUA” dhe mund të themi se deri më tani është videoja e saj më e mirë dhe më e arrirë.
Me një paraqitje që na ka lënë “gojëhapur” Enca ka sjellë më të mirën në këngën që pritet të kthehet në hitin e muajve në vazhdim.
Ama, edhe këtë herë ka një skandal! Në klip shfaqet edhe gazetarja e moderatorja e njohur e emisionit Thumb, Aulona Musta, e cila këtë herë shfaqet krah modelit Italian, i cili në klip është bashkëshorti i saj. Kurse Enca nga ana tjetër është vajza “tjetër” e protagonistit, i cili në fund zgjedh sigurisht bashkëshorten.
Klipi ka edhe mjaft skena seksi, gjë që e bën akoma dhe më tërheqës, kështu që mos humbisni fare kohë dhe shikojeni në videon mëposhtme.

KOHA JONË SONDAZH

