Enca: Mos harroni qumështin e mëngjesit (VIDEO)

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar së fundmi këngën e saj të re “Randez Vous”. Një këngë ritmike e shoqëruar me një klip mjaft të nxehtë, ka bërë që të pritet mirë nga fansat e saj.

 Paraqitjet atraktive të Encës janë ato me të cilat këngëtarja ka arritur gjithmonë të marrë vëmendjen, gjë të cilën vazhdon ende ta bëjë. Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një pjesë nga klipi i saj i fundit, në mbishkrimin e së cilës ironizon me paraqitjen e saj paksa eksplicite në klip.

Në njërën nga skenat, ajo shfaqet provokuese pranë frigoriferit, ndërsa hedh qumësht mbi trupin e saj. Në videon e publikuar, Enca ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Mos harroni qumështin e mëngjesit. Tag një shok qe nuk harron kurrë ta pijë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/BnDo5jEnNPh/?taken-by=enca

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?